Shkon në 609 numri i të infektuarve me COVID-19 në vend. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 25 raste të reja në 24 orët e fundit në vend. E këto raste janë pikërisht në Krujë (17) e në Kurbin (8).
Siç shihet dhe në hartën e ilustruar më poshtë, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, Tirana nuk ka regjistruar asnjë të infektuar.
Mirëpo kemi krijimin e një vatre të re të rrezikshme në Krujë e Kurbin, që ka nisur nga puna në fasoneri.
Këto janë rezultatet që kanë dalë pas 242 testimeve të kryera ditën e djeshme, duke e çuar kështu në 609 numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend.
Ministria e Shëndetësisë tha gjithashtu se 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e tyre në 345. Kjo do të thotë se aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë.
Ndërkohë jepen të dhëna dhe mbi gjendjen e pacientëve të shtruar në spital. Në të dy spitalet e COVID janë 10 pacientë gjithsej në terapi intensive.
TË DHËNAT E FUNDIT
Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë:
Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiolog jik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.
Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.
Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 27 raste
Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.
Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Hashtag.al