Vendosni fjalën kyçe....

Si të aplikohet për përfitimin e ndihmës 40 mijë lekë


Sot nisin zyrtarisht aplikimet për përfitimin e ndihmës të paketës së dytë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj shpjegoi për “Monitor” për mënyrën se di do të aplikojnë bizneset për përfitimin e ndihmës 40 mijë lekë.

“Të gjithë përfituesit do të marrin një njoftim në e-filing mbi përfitimin e tyre dhe mënyrën e aplikimit. Të gjithë ata që mendojnë se janë përfitues dhe nuk do të marrin njoftim do të plotësojnë një formular ankesë dhe çështjet do të verifikohen nga drejtoritë rajonale”, sqaroi Ibrahimaj.

Po sot mbyllet procesi i aplikimit për paketën e parë të biznesit të vogël, por sipas drejtoreshës të Tatimeve Ibrahimaj kjo kategori do të shyrtohet nga administrata për rastet kur bëhet ankesë.

“Sot gjithashtu përmbyllet proçesi i pagesave të përfituesve të paketës 1. Megjithatë administrata tatimore do të rishqyrtojë të gjithë refuzimet, nëse të refuzuarit janë përfitues të paketës dy, do të marrin njoftim në e-filing dhe nuk do të kenë nevojë të riaplikojnë. Të refuzuarit që nuk janë perfitues të paketës dy do të riverifikohen brenda javës”.

Sistemi është funksional duke filluar nga ora 1 e ditës së sotme.

Më herët tatimet kanë publikuar procedurat pë mënurën e aplikimit, sipas link:

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *