Vendosni fjalën kyçe....

Vdes nga koronavirusi gruaja shtatzënë në Kosovë


Në Kosovë është shënuar viktima e 16 nga koronavirusi dhe bëhet fjalë për një grua shtatzënë. Këtë lajm e ka konfirmuar dhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj.

Siç shkruan gazeta Zëri, gruaja 40- vjeçare ndodhej në javën e 28-të të shtatzënisë. Ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 15 prill e dje mjekët konfirmuan se ajo ishte në gjendje të rëndë.

Pas lajmeve që qarkulluan në media, Klinika Infektive e QKUK-së, ka konfirmuar lajmin e vdekjes së gruas.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, thuhet në njoftim.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *