Kryeministri Rama ka vendosur zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në datën 23 qershor 2020.
Formalisht pritet që propozimi i qeverisë të miratohet nga parlamenti në seancën e radhës që do mbahet më 23 prill.
“Në mbështetje të neneve 100 dhe 174, pika 2, të Kushtetutës dhe të shkronjës ‘d’ të nenit 18 të ligjit nr. 45/2019 të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendim nr. 243, datë 24.03.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për shpalljen e Gjendjes së fatkeqësisë natyrore’, deri në datën 23.06.2020. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendimin e qeverisë.
Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore kufizohen disa të drejta e liri themelore që garantohen nga Kushtetuta. Bëhet fjalë për nenet 37, 38, 41 pika 4, 49 e 51 të Kushtetutës.
Ato kufizohen deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve, sipas vendimit të qeverisë.
Në gjendjen e fatkeqësisë natyrore qytetarëve nuk u garantohet paprekshmëria e banesës, e pronës, e kontrollit të banesës apo vetjak, e lëvizjes së lirë brenda vendit dhe e drejta e gjetjes së punës, e daljes jashtë vendit si dhe e drejta e protestave, grevave dhe tubimeve.