Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Nartës s’pyesin për koronavirusin, festojnë karnavalet dy ditë rresht


Pavarësisht se qeveria i ka ndaluar grumbullimet masive për shkak të pandemisë së koronavirusit, banorët e Nartës në Vlorë nuk janë shqetësuar nga kjo dhe i kanë festuar karnavalet e përvitshme duke i thyer rregullat.

Me maska jo mjekësore në fytyrë, banorët e Nartës kanë vallëzuar ritet e tyre tradicionale për dy ditë me radhë të pashqetësuar se kështu mund të rrezikojnë infektimin nga virusi.

Karnavalet në Nartë simbolizojnë largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës, një stinë plot jetë dhe begati e banorët pretendojnë se kanë marrë leje dy orëshe nga policia e qarkut, për të mos e humbur ketë traditë.

“Është për t’u habitur nga mungesa e njerëzve, por të paktën kjo është trashëgimia. Vitet e tjera këtu ka qenë një çmenduri, por shyqyr Zotit falë atyre çunave të rinj, me lejen e policisë, këta e festojnë sot. Shumë njerëz kanë mbetur në Greqi dhe për këtë arsye ka kaq njerëz. Praktikisht Karnavalet janë ruajtur, derisa po festohet në këtë ditë qameti do të thotë se do të vazhdojë. Ky ka qenë një fshat i madh, njerëzit kanë ikur, por prapë faleminderit edhe kaq. Gëzojmë me këta.”– është shprehur një banor.

Sipas banorëve janë ndier efektet e koronavirusit në festimin e kësaj feste, pasi për shkak të bllokimit të kufijve me Greqinë, emigrantët në shtetin fqinj nuk kanë mundur të kthehen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *