Udhëheqësi i liberalëve në Britani, Ed Davey, një kundërshtar i hershëm i kryeministrit Boris Johnson, ka bërë thirrje që të fillojë një hetim zyrtar për mënyrën e reagimit të qeverisë ndaj pandemisë Covid-19.
“Sapo të kalojmë këtë krizë, sigurisht që do të duhet të ketë një hetim të pavarur për të rishikuar zyrtarisht përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë, kështu që ne mund të marrim mësim në të ardhmen.” – tha Davey.
Sipas tij, hetimit duhet t’i jepet e gjithë mbështetja për të nxjerrë përgjegjesitë dhe reagimin e ngadaltë të qeverisë.
Mbretëria e Bashkuar aktualisht ka 130.184 raste të konfirmuara me Covid-19, ndërsa numri i viktimave deri tani ka shkuar në 17.300.