Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të lancohej një paketë e dytë ndihme financiare, nga e cila përfituesit do të merrnin 40 mijë lekë të reja nga shteti.
Drejtoria e Tatimeve ka publikuar një udhëzues praktik për mënyrën e aplikimit për përfitim të ndihmës financiare nga Paketa e Dytë.
Siç sqarohet në udhëzues, aplikimi kryhet nga subjektet të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020. Në udhëzues sqarohet se cilët janë ata që mund të përfitojnë dhe hapat që duhet të ndjekin për të përfituar.
Masat përfituese:
Masa 1
– Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
Masa 2
– Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
Masa 3
– Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
Masa 4
– Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.
Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 2”, tatimpaguesve që plotësojnë kriteret e mësipërme, pasi të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing, do t’iu jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet kësaj llogarie. Aplikimi do të kryhet vetëm 1 herë.
Trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3, është automatik, ndërsa aplikimet për përfituesit e masave 1 dhe 4 do të verifikohen dhe trajtohen nga DRT.
Nëse aplikimi Kërkesë për ndihmë financiare, është refuzuar (plotësisht apo pjesërisht), ju do të keni keni mundësi të ankoheni, duke plotësuar Formularin e ankesës në llogarinë tuaj në e-filing, të cilën do t’jua vëmë në dispozicion në ditët në vijim.
Pas shqyrtimit të ankesës tuaj, nëse ajo do të rezultojë e drejtë, ju do të njoftoheni dhe do të keni mundësi të riaplikoni për përfitim të ndihmës financiare.
HAPAT
Tatimet shpjegojnë hapat që duhet të ndiqni për plotësimin e Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare :
1. Logohuni në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik e-filing, duke vendosur Emrin e
perdoruesit dhe Fjalëkalimin
2. Pozicionohuni në menunë Kontabilitet, dhe zgjidhni nënmenu Ndihma Financiare
3. Në rubrikën Kërkesë për ndihmë financiare, zgjidhni Të padorëzuara dhe klikoni mbi të:
4. Pas këtij hapi, ju shfaqet mesazhi që konfirmon se Kërkesa e re për ndihmë financiare është krijuar me sukses:
Në këtë moment, ju mund të filloni me plotësimin e formularit, i cili do të ketë të paraplotësuar, të dhënat e përgjithshme të subjektit tuaj, emrat dhe ID e punonjësve që potencialisht do të jenë përfitues të ndihmës financiare, dhe ju duhet të plotësoni saktë, si të dhëna te detyrueshme për t’u plotësuar në bazë të VKM nr. 305, datë 16.04.2020:
– Nr. Telefoni subjekti,
– email subjekti,
– IBAN të secilit individ përfitues (është i detyrueshëm plotësimi i IBAN me 28 karaktere duke filluar me AL)
– Nr. Telefonit dhe adresen email të secilit individ përfitues Emrin e bankës, për secilin individ përfitues, ju mund ta zgjidhni nga lista që ju shfaqet duke klikuar mbi kutizën Banka
- Pasi keni plotësuar të dhënat e punonjësve tuaj, dhe keni përfunduar dorëzimin e Formularit, në seksionin Statusi:
a. do t’ju shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa juaj është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh, sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020
Ose
a. do t’ju shfaqet shënimi Në pritje, që do të thotë se kërkesa juaj po verifikohet nga DRT përkatëse
Pas verifikimit të të dhënave, statusi do të ndryshojë në Miratuar dhe më pas do të vijohet me pagesën, ose Refuzuar, dhe do të jetë e shprehur edhe arsyeja e refuzimit të Kërkesës.,
Kujdes:
– Kërkesa nuk mund të dorëzohet nëse nuk është plotësuar secila prej kutizave të detyrueshme të përmendura më lart (Nr. Telefoni subjekti, email subjekti, IBAN të secilit individ përfitues i plotësuar me 28 karaktere duke filluar me AL, Nr. Telefonit dhe adresen email të secilit individ përfitues)
– Kërkesa nuk mund të ruhet për rishikim, pra dorëzimi i saj duhet të kryhet menjëherë pasi të plotësohet.
– Kërkesa mund të plotësohet dhe dorëzohet e pjesshme, pra duke plotësuar të dhëna e disa prej punonjësve. Për pjesën e mbetur të punonjësve duhet të krijoni një Kërkesë të re në të cilën nuk do t’iu shfaqen punoënjsit për të cilët keni aplikuar me kërksën e parë, por vetëm pjesa e mbetur e punonjësve.
Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës, vini re që nuk ju shfaqen të dhënat e punonjësit/ve edhe pse i plotësojnë kriteret sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020
– kjo do të thotë që punonjësi është i dypunësuar dhe punëdhënësi tjetër e ka plotësuar tashmë Kërkesën me të dhënat e këtij punonjësi.
Nëse ky punonjës do të refuzohet në punëdhënësin tjetër (për arsye psh. që ai aktivitet nuk i plotëson kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020 , etj) atëherë ju do të keni mundësi të plotësoni një Kërkesë të re, në të cilin do t’ju shfaqen të dhënat e punonjësit të munguar në Kërkesën e parë.
– Ju nuk mund të plotësoni një Formular për përfitimin e ndihmës financiare, nëse statusi juaj në datën e Urdhërit përkatës të MSHMS është i ndryshëm nga AKTIV.
– Nëse të dhënat e llogarisë bankare të punonjësve plotësuara në Kërkesën për ndihmë financiare, që ju keni dorëzuar, janë të pasakta, ju do të keni mundësi të korrigjoni edhe një herë të dhënat, duke plotësuar edhe here Kërkesën përkatëse. Kjo do të bëhet e mundur pasi Banka përkatëse të njoftojë gabimet e të dhënave të dorëzuara nga ju.