Lehtësimi i masave lidhur me Covid-19 dhe hapja graduale do bëhet në 4 faza.
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha në konferencën për shtyp faza e parë nis nga 4 maji dhe mes çdo faze do ketë dy javë provë për të parë ecurinë e qytetarëve të infektuar në një ditë, pacientët në spital dhe personat e intubuar.
Ajo shtoi se në vend më shumë se 100 vatra aktive.
“Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital i qëndrueshëm. Komiteti Terknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet.
Ka disa kritere:
1- Epidemiologjik
2- Kapacitete spitalore
3- Burimet e kontrollit
Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave.
Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive. Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë. Paralelisht përhapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes. Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore.” – tha ministrja.
Ajo shtoi se nëse pas lehtësimit të masave nuk do ketë përkeqësim të situatës atëherë lehtësimet do vijojnë siç është parashikuar, në të kundërt mund të ketë rikthim te masat më të rrepta.