Vendosni fjalën kyçe....

Lehtësirat e reja/ Pas 4 majit hapen baret dhe restorantet, rritet dhe lëvizja e këmbësorëve


Masat lehtësuese kundrejt izolimit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit me ditët në vijim do nisin lehtësimin e mëtejshëm.

Në datën 27 prill do hapet fasha e dytë e bizneseve ku përfshihen dyqanet me pakicë edhe të veshjeve dhe këpucëve.

Me javën e ardhshme do rritet edhe fasha e orareve për pazar e qytetarve apo edhe lëvizja me taksi bëri me dije ve kryeministei në një dalje publike pasditen e sotme.

“Javën e ardhshme ne do të rrisim orarin e daljes në pazar. Do të hapim dhe rrugët ndërqytetase për shërbimet taksi për të lehtësuar sado pak njerëzit qe kanë mbetur andej apo këtej”-tha Rama.

Ndërsa data 4 maj shihet si një pikë hapje e mëtejshme nga autoritetet si në lëvizjen më të lirë të qytetarve si brenda dhe ndërmjet qyteteve ashtu edhe të bizneseve.

Rama lajmëroi se pas kësaj date është menduar që të hapet blloku i tretë i bizneseve ku përfshihen edhe baret dhe restorantet.

Por ai theksoi se me hapjen e tyre duhet te zbatohet me pikpërmëri protokolli sanitar i cili do shoqërojë lejen e hapjes.

“Nga e hëna 4 maj do të lehtësojmë shumë lëvizjet brenda qyteteve me këmbë apo me makinë.Do të hapim edhe bllokuan e tretë të biznese dhe kjo do të ndihmojë ekonominë familje që dalëngadalë do të kthehen në punë. Duhet pak durim dhe s’ka rrugë tjetër. Duhet ta ngulitim në mendje se hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie dhe ka shumë mundësi që bizneset të marrin vërtetimin bashkë me protokollin e sigurisë dhe ta mbajnë në biznesin e tyre pasi në fund të ditës këto gjëra duhet për të garantuar shëndetin e të gjithëve. Secili prej jush duhet të jetë më shumë kërkues nga vetja për të mbrojtur veten dhe familjen, e pasta shoqërinë”- deklaroi Kryeministri./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *