Vendosni fjalën kyçe....

Masakra në Kanada, vrasësi ishte një dentist milioner i fiksuar pas policisë


Vrasësi më i madh masiv në historinë e Kanadasë, është identifikuar si një dentist milioner i cili ishte i fiksuar me forcat e policisë.

Gabriel Wortman u qëllua për vdekje pas ndjekjes 12-orëshe dhe përleshjes me armë në të gjithë Nova Scotia-n në Kanada.

Daily Mail shkruan se 51-vjeçari ishte i fiksuar me policinë dhe kishte blerë një makinë policie në një ankand. Ai gjithashtu kishte një faltore për policët në shtëpinë e tij në Portapique.

Wortman mblodhi disa veshje të policisë mbretërore kanadeze, të cilat i veshi para se të kryente sulmin brutal ku kanë humbur jetën 23 persona.

Heidi Stevenson

Heidi Stevenson

Nga sulmi humbi jetën dhe Heidi Stevenson, punonjëse e policisë mbretërore kanadeze dhe nënë e dy fëmijëve. Mes viktimave ishte dhe një 17-vjeçar, mësues i shkollës fillore, një infermiere, një ndihmës i kujdesit, një familje me tre persona dhe një burrë e një grua që lanë pas katër fëmijë.

Gabriel Wortman

Wortman raportohet se e drejtoi automjetin e policisë në një zonë në Nova Scotia, pasi qëlloi ish-gruan dhe të dashurin e saj.

Ai braktisi automjetin pasi e përplasi, dhe më pas vodhi një makinë tjetër.

“Aftësia e tij për të lëvizur nëpër krahinë ka u kapur vinte për shkak se ai kishte një automjet që dukej identik me një makinë të policisë.”– tha shefi i policisë, Chris Leather.

Sipas fqinjëve, Wortman kishte probleme me alkolin. Ai kishte një biznes fitimprurës, një klinikë dentare e cila ishte mbyllur kohët e fundit për shkak të bllokimit të koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *