Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal: Tërheqja e Shqipërisë nga konventa praktikë që njihet


Presidenti Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan në seancën e fundit në Kuvend.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga presidenca, kreu i shtetit theksoi se ndryshimet u konsideruan të nevojshme për shkak të pandemisë dhe bëhej fjalë për një kërkesë kushtetuese dhe për këtë arsye institucioni i Presidencës i është përgjigjur detyrimit.

“Si President i Republikës kam dekretuar sot ligjin për Kodin Penal. Shpallja e ligjit u konsiderua e nevojshme për shkak të situatës pandemike që po kalon vendi ynë dhe zhvillimet mbeten të paparashikueshme. Është një kërkesë kushtetuese që kërkon konsensus të gjerë dhe shterues ndaj institucioni i Presidencës u përgjigj.”

Lidhur me tërheqjen e Shqipërisë nga Konventa për të Drejtat e Njeriut, Meta tha se ajo ishte një praktikë e njohur por bëri thirrje që të mos abuzohej në këtë drejtim.

“Lidhur me Konventën kjo gjë njihet edhe nga Këshilli i Europës kur për shkak arsyesh madhore një vend merr një vendim të tillë. Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias e kanë bërë të qartë se nuk duhet abuzuar në këtë drejtim.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *