Presidenti Meta deklaroi sot se duhet të ketë transparencë lidhur me akuzat e bëra nga PD-ja ndaj qeverisë për tenderat e zhvilluar në situatën e pandemisë.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët nga presidenca, kreu i shtetit tha se duhet zbatuar ligjshmëria dhe se organet e drejtësisë duhet të shprehen lidur me akuzat konkrete të Partisë Demokratike.
“Lidhur me shqetësimet nga opozita unë duhet të vlerësoj që këto kufizime që imponohen prej pandemisë duhen vetëm për të rritur përgjegjshëmrinë në menaxhimin e kësaj krize dhe rritjen e transparencës. Në këtë drejtim mund të apeloj për rritjen e transparencës. Të zbatohet ligjshmëria e të mos lejohet asnjë spekulim. Organet e drejtësisë të flasin për akuzat konkrete.” – tha Meta.