Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa takon Haradinajn e Limajn, diskutojnë për qeverinë e re


Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar sot gjatë ditës një takim në Prishtinë.

Siç shkruan Koha, liderët e dy partive, Mustafa e Haradinaj janë takuar mëngjesin e sotëm për të folur lidhur me qeverinë e re.

Sipas LDK-së, takimi mes palëve është zhvilluar pas ftesës së bërë nga ana e kreut të kësaj force politike, Mustafa.

Ky i fundit është takuar ditën e sotme edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, me të cilin është dakordësuar për një qeveri të re në vend.

“Ishte takim pune, diskutuam për krizën institucionale. U dakorduam që të kemi Qeveri të re dhe do të merret me detyrat parësore, luftën kundër koronavirusit. Në këtë takim nuk kemi diskutuar asgjë për çështjen e ndarjes së ministrive e as për çështjen e presidentit.” – tha zëdhënësi i LDK-së.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që të bëjë koalicion me AAK-në, Nismën dhe minoritetet, ndërkohë Vetëvendosja si parti fituese e zgjedhjeve të fundit ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese vendimin e presidentit Thaçi, nëse ia jep mandatin LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *