Shqipëria ka regjistruar sot viktimën e 27 lidhur me Covid-19.
Ndër vendet e rajonit Mali i Zi kanë bilancin më pozitiv duke qenë se numërojnë pak viktima krahasuar me vendet e tjera.
Ndërkohë Europa mbetet ende kontinenti më i goditur për sa i përket numrit të viktimave edhe pse ditët e fundit Italia, Spanja e Franca kanë nisur të raportojnë më pak viktima krahasuar me javët e ditët e shkuara.
Në rang global numërohen zyrtarisht 2.580.671 të prekur, 179.069 viktima e 705.366 të rikuperuar.
Lista
Shqipëria 634 – 27
Kosova 510 – 12
Maqedonia e Veriut 1259 – 56
Mali i Zi 314 – 5
Turqia 95.591 – 2259
Greqia 2401 – 121
Bosnja 1368 – 53
Kroacia 1950 – 48
Sllovenia 1353 – 79
Rumania 9710 – 508
Bullgaria 1015 – 47