Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria e parafundit në Evropë për numrin e testeve për 1 milion banorë, lë prapa vetëm Ukrainën


Numri i testimeve është një ndër komponentët kryesorë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një vëzhgim të të dhënave të publikuara nga faqja në internet Worldometers rezulton se Shqipëria renditet në vendit e parafundit për testime për 1 milionë banorë në Evropë. Më keq se ne renditet vetëm Ukraina.

Shqipëria deri më tani ka kryer 6269 testime gjithsej. Për 1 milion banorë, Shqipëria ka kryer 2178 teste ndërsa Ukraina në total ka kryer 67,520 teste dhe për 1 milon banorë ka 1544.

Në vendin e parë qëndron Islanda me 130,312 teste për 1 milionë banorë e cila ka lënë prapa edhe disa nga vendet më të fuqishme të Evropës.

Në Ballkanin Perëndimor, Mal i Zi është vendi i parë me më shumë teste për 1 milionë banorë i ndjekur nga Maqedonia e Veriut e cila pasohet nga Bosnjë Herzegovina dhe më pas Serbia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *