Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi ia jep mandatin për qeverinë partisë që siguron shumicën në Kuvend


Presidenti Thaçi ka vendosur t’ia japë mandatin cilësdo partie që arrin të sigurojë shumicën në Kuvend.

Në mbledhjen e zhvilluar me partitë politike, kreu i shtetit ka teksuar se e ka marrë vendimin për shkak se të gjitha partitë në Kosovë janë shprehur për formimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje, me Vetëvendosjen partinë e vetme që është shprehur kundër.

“Si rrjedhojë e diskutimeve si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e Qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, do t’i jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re.” – ka thënë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *