Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe drejtori i fasonerisë në Krujë përplasen për rastet e të infektuarve me koronavirus


Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe drejtori i një fasonerie në Krujë ku ka edhe të infektuar me koronavirus janë përplasur në emisionin “Open” lidhur me mbylljen e fasonerisë.

Drejtori i fasonerisë Jetnor Shima pretendoi se nuk kishte marrë informacion nga Bashkia Krujë se në biznesin që drejton kishte të infektuar.

Por Rakacolli pretendoi të kundërtën, pasi sipas saj subjekti është lajmëruar.

Drejtori Shima tha se ai ka kryer edhe testin për koronavirusin në një spital privat gjë e cila sipas zv.ministres është i ndaluar.

Debati:

Rakacolli: Ne nuk merremi me emër zyrtar, me numër të saktë. “Endi sh.p.k” është vatër. Këtë e di e gjithë Shqipëria. Si nuk e di kompania? Ne nuk komunikojmë me emra, sepse ligji nuk na lejon të nxjerrim emra të personave të prekur. Duhet të ruajmë koefidencialitetin.

Jetnor Shima: Jo, nuk jemi në dijeni të shifrave që thotë bashkia. S’kemi marrë asnjë letër zyrtare apo telefonatë që ne si fasoneri kemi masë ndëshkuese për këtë gjë. Në rastin e parë i zonjës e mbyllëm fasonerinë.

Eni Vasili: A lejohet testi në spital privat? Shima tha që e ka bërë atje.

Rakacolli: Jo, kjo nuk lejohet, i vetmi institucion qe bën Sars Cov-2, është ISHP.

Shima: Unë e kam bërë testin e Covid-19, se di po e ka licencuar ISHP. Kam dokumentet.

Rakacolli: Është e paligjshme. Duhet të shoh rastin, sepse duhet parë, se mund të jetë keqkuptim se koronaviruset janë disa lloje.

Eni Vasili: Çfarë analize keni bërë?

Jetnor Shima: Unë e kam bërë por s’kam çfarë të nxjerr këtu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *