Vendosni fjalën kyçe....

Balla kapet me Gjonin: Bëji një telefon kolegut Alimadhi dhe pastaj shit dëngla këtu


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla, i ka kthyer përgjigje deputetit Ralf Gjoni, i cili u shpreh kundër zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore me 2 muaj.

Balla kujtoi se sot në vend janë regjistruar 29 raste të reja dhe më pas iu drejtuar Gjonit: “Ju zoti Gjoni thatë, ndjesë nëse gaboj, thatë se nuk është ndonjë gjë e madhe, që ne kemi 27 jetë të humbura. Jo aq po 1 humbje e vetme është fatkeqësi do ju nxisja të gjithëve t’i bëni një telefon kolegut Alimadhi.

Pyeteni Zotin Alimadhi se si është të kalosh Covid, e pastaj hajdeni na shisni dëngla këtu se kjo nuk qenka situatë fatkeqësie.”

Para Ballës, deputeti Ralf Gjoni tha se nuk ishte dakord me zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrorore, pasi sipas tij nuk sheh një fatkeqësi natyrore në vendin tonë. Ai madje shtoi se në tërmetin e 26 nëntorit ka patur më shumë viktima se sa ka shkaktuar koronavirusi sot, po ashtu dhe gripi ka shkaktuar më shumë vdekje vitin e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *