Vendosni fjalën kyçe....

Dronë për të dalluar njerëzit me simptoma të koronavirusit, policët në Konektikat nisin testimet



Tani dronët në SHBA do të përdoren edhe për të gjurmuar personat e prekur nga koronavirusi, të cilët kanë probleme me frymëmarrjen.

Policia në Westport, në Connecticut, ka nisur testimet për një “dron pandemik”, i cili mund të monitorojë dhe të zbulojë njerëzit që kanë probleme me frymëmarrjen në zona publike.

 

Siç shkruan Daily Mail, droni monitoron temperaturat e njerëzve nga 190 metra larg dhe ka aftësinë për të zbuluar teshtitjet, kollitjet, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, duke përdorur sensorë dhe vizion kompjuterik.

Policia është duke punuar me kompaninë kanadeze të droneve Draganfly, e cila në fund të marsit zbuloi se ata ishin duke punuar me Universitetin e Australisë së Jugut (UniSA) për të zhvilluar dronin pandemik.

Ata janë duke përdorur teknologjinë si pjesë e një Programi ‘Flatten Curve Pilot’, i cili shpreson të sigurojë një mbështetje më të mirë për monitorimin e shëndetit për grupet e mundshme në rrezik.

Kjo shënon serinë e parë të fluturimeve provë, pranë zonës së nxehtë në qytetin e Neë York për të kontrolluar distancimin shoqëror dhe zbulimin e simptomave të paraqitura nga virusi.

Kompania Draganfly insiston se dronët nuk do të përdoren në oborret private dhe nuk do përdorin njohjen e fytyrës, të dhëna të individualizuara ose identifikimin e njerëzve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *