Vendosni fjalën kyçe....

“Duhanpirësit më pak të rrezikur nga Covid-19” – Studimi polemizues francez


Në një zbulim krejt të ndryshëm nga sa ishtë thënë deri tani, një studim francez tregon se duhanpirësit janë më pak të rrezikuar nga Covid-19, duke pohuar rezultatet e një studimi të hershëm kinez.

Të dhënat nuk janë përfundimtare, por janë befasuese.

Nikotina mund të mbrojë duhanpirësit kundër koronavirusit, sipas një punimi të botuar të martën në Raportet e Biologjisë të Akademisë Franceze të Shkencave.

Duke studiuar 482 pacientë të shtruar në spital me Covid-19 në spitalin e Parisit, “Pitié-Salpêtrière”, studiuesit zbuluan se vetëm 5 përqind ishin duhanpirës të përditshëm – shumë më i ulët se 25.4 përqind e popullsisë franceze që pinë duhan çdo ditë.

Ndërsa rezultatet nuk mund të konsiderohen prova përfundimtare për duhanpirësit se mbrohen nga nikotina kundër koronavirusit, ato “sugjerojnë që duhanpirësit e përditshëm kanë një probabilitet shumë më të ulët për të zhvilluar një infeksion simptomatik ose serioz me Sars-CoV-2 në krahasim me popullsinë e përgjithshme”, argumentojnë autorët e studimit.

“Në thelb, ne kemi 80 përqind më pak duhanpirës në pacientët me Covid-19 sesa në popullatën e përgjithshme të të njëjtit seks dhe të së njëjtës moshë,” thanë studiuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *