Franca do të bllokojë kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale që të përfitojnë ndihmën nga qeveria, duke ndjekur lëvizje të ngjashme që janë bërë më parë nga Danimarka dhe Polonia.
Ministri i Financave, Bruno Le Maire, njoftoi të enjten se kompanitë ose degët e tyre që janë strehuar në parajsat fiskale nuk kanë të drejtën të përfitojnë nga paketa e shpëtimi prej 110 miliardë eurosh.
“Nëse një kompani ka selinë e saj tatimore ose filialet në një parajsë fiskale unë theksoj se nuk do jetë në gjendje të përfitojë nga ndihma financiare shtetërore.” – tha Le Maire për një radio kombëtare.
“Ka rregulla që duhen ndjekur. Nëse keni përfituar nga thesari i shtetit, nuk mund të paguani dividentë dhe nuk mund të blini aksione.” – shtoi ai.