Vendosni fjalën kyçe....

Infektohet me koronavirus kryeinfermierja e Pediatrisë në QSUT


Rezulton pozitive me Covid 19, një prej kryeinfermiereve të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT.

Sipas ABCNews, dyshohet se kryeinfermierja mund të jetë infektuar gjatë ceremonisë së varrimit të gjyshit të saj në Burrel, ku ka shkuar pavarësisht se nuk lejohej lëvizja për të marrë pjesë në ceremoni mortore.

Eksizton frika se ajo mund të ketë infektuar edhe kolegë të saj, pasi deri ditët e fundit është paraqitur në punë.

Infermierët dhe mjekët e tjerë, të cilët janë pjesë e stafit të pediatrisë, janë thirrur sot në orën 10.00 për të bërë tamponin. Detaje të reja priten në orën në vazhdim, nga Ministria e Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *