Vendosni fjalën kyçe....

Japonia pret 100,000 tulipanë që njerëzit të mos mblidhen më për t’i parë (FOTOT)


Autoritetet japoneze kanë këputur më shumë se 100,000 tulipanë, me qëllim që të ndalojnë njerëzit të mblidhen për t’i admiruar, duke rrezikuar përhapjen e koronavriusit.

Siç ndodh përvit, mijëra fusha me lule të ndritshme në qytetin Sakura, në lindje të Tokios, kanë tërhequr njerëzit për t’i shikuar.

Por ndërsa vendi ka vendosur rregulla për ruajtjen e distancës sociale për të luftuar pandeminë, Daily Mail shkruan se zyrtarët vendosën t’i këputnin lulet në mënyrë që të mos ishin më tërheqëse për njerëzit.

Po ashtu anuluan festivalin vjetor të tulipanëve në kopshtet e Sakura Furusato Hiroba.

“Shumë vizitorë erdhën gjatë fundjavës kur lulet ishin në kulmin e lulëzimit. U bë një mbledhje masive, kështu që ne nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të merrnim vendimin për të prerë lulet”– tha Sakiho Kusano, një zyrtar i turizmit në qytet.

Rreshtat e luleve në ngjyrë rozë e të kuqe janë zhdukur, dhe në vend të tyre kanë mbetur vetëm kërcenjtë e gjelbër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *