Për të tetën ditë radhazi, Kina përsëri nuk ka regjistruar viktima nga koronavirusi. Siç raporton Xinhuanet, autoritetet shëndetësore kineze thanë të enjten se të mërkuarën janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, nga të cilat gjashtë ishin raste të importuara.
Katër rastet e tjera të reja u transmetuan brenda vendit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në një raport të përditshëm.
Kina regjistron numrin e pacientëve pa simptoma në një tjetër listë, ndonëse numri edhe aty ka rënë në 27 nga 42 një ditë më parë.
SHBA-ja ka ngritur vazhdimisht akuza se të dhënat e Kinës rreth këtij virusi janë të vështira për t’u verifikuar pasi Pekini është duke tentuar të mbajë numërin e ulët që të tregojë se e ka virusin nën kontroll.