Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar Avdullah Hotin si personin e ngarkuar për të formuar qeverinë e re të Kosovës.
Emri i Hotit u vendos pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ditën e sotme, menjëherë pasi presidenti Thaçi ia ngarkoi kësaj force politike formimin e qeverisë.
Kreu i LDK-së, Mustafa, u shpreh se është tërhequr si kandidatë për kryeministër për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Për shkak të probleme fizike që kam, e luta kryesinë që të kenë mirëkuptim ndaj meje, ta gjejnë kandidatin që plotëson të gjitha kriteret. Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën e Lutfi Hazirin, me vullnetin Kryesisë është zgjedhur zoti Hoti. Ky ishte vendim i Kryesisë që zoti Hoti mund ta bëj më së mirë këtë punë.” – tha Mustafa.