Vendosni fjalën kyçe....

Liderë e BE-së takim mes frikës se Covid-19 mund të shkatërrojë unitetin europian


Udhëheqësit e BE-së pritet të zhvillojnë samitin e tyre të katërt me video-konferencë për të vijuar me ndërtimin e strategjisë për t’iu përgjigjur pandemisë Covid-19 në kontinent.

Ministrat e Financave të eurozonës kanë shkruar tashmë një plan prej 540 miliardë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike.

Por Holanda me vendosmëri refuzoi në mbledhjen e mëparshme të pranojë të ashtuquajturat koronabondet në eurozonë. Në takimin e ardhshëm pritet që palët të përplasen sërish.

Rezistenca italiane

Për qeverinë italiane këto obligacione ishin thelbësore. Por ata po lëvizin nga pozicioni i tyre dhe tani po mbështesin qeverinë spanjolle e cila po sjell një sugjerim të ri në samitin që do zhvillohet me video-konferencë.

Spanja është bashkuar me Italinë dhe Francën duke paralajmëruar se përgjigja ndaj COVID-19 është një luftë ekzistenciale për BE-në.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Arancha Gonzalez Laya, para pak kohësh i tha Euroneës: “Në këtë krizë, ose notojmë të gjithë ose fundosemi të gjithë. Spanja dëshiron që të gjithë të notojnë.”

Vendi po sugjeron krijimin e një fondi të rimëkëmbjes ekonomike deri në 1.5 trilion euro, sipas një dokumenti të brendshëm të qeverisë spanjolle.

Testi i solidaritetit

Detyra e presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, është të bëjë që liderët të jenë në të njëjtin mendim për të hequr pyetjet e vështira që lidhen me unitetin e BE-së.

Në letrën e tij të ftesës ndaj drejtuesve të BE-së, ai shkroi: “Unë propozoj që ne ta ngarkojmë komisionin të analizojë nevojat e sakta dhe të dalë me një propozim që është në përpjesëtim me sfidën me të cilën po përballemi.”

Komisioni ka të ngjarë që deri në fund të prillit të dalë me një fond të rimëkëmbjes, përfshirë shumën e lartpërmendur dhe ta financojë atë.

Beteja e buxhetit

Para krizës Covid-19, buxheti i BE-së ishte nën rinegociim – udhëheqësit do të diskutojnë se deri ku ata janë të gatshëm ta adaptojnë atë në periudhën pas pandemisë.

Një ide nga Komisioni është të huazohet në treg kundër sigurisë së buxhetit të BE – dhe të ketë hua të lira për qeveritë kombëtare. Por kjo ngre çështjen e granteve përkundrejt kredive.

Centrali ekonomik i Evropës, Gjermania tradicionalisht e kursyer, gjithashtu po sinjalizon se është e gatshme të shkojë më tej për të mbështetur një zgjidhje ekonomike evropiane përmes masave të solidaritetit, siç i quan ajo.

Drejtuesit e BE-së pritet të takohen pasditen e sotme.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Euronews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *