Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë e konfirmon: 13 të infektuar me koronavirus tek burgu ‘313’


Ministria e Shëndetësisë sapo ka bërë përditësimin e të dhënave lidhur me përhapjen e pandemisë së koronavirusit në vend.

Edhe pse është thënë se kurba e pandemisë ka rënë, në ditët e fundit ka patur vetëm rritje, e sot janë regjistruar 29 raste të reja.

Dr.Rovena Daja nga ISHP-ja, tha se nga rastet e reja, 13 i përkasin përhapjes së pandemisë në një institucion të vuajtjes së dënimit.

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranë, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.
Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren.” – tha zonja Daja.

Kujtojmë se në ditët e fundit është përfolur në media për një person të dënuar në burgun 313 në kryeqytet, e duket se virusi është përhapur edhe tek të dënuarit e tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *