Vendosni fjalën kyçe....

Mosha mesatare e të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri


Të prekurit nga pandemia Covid në Shqipëri kanë një moshë mesatare 47,5 vjeç sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik që i përkasin datës 22 prill. Grupi moshor më i prekur është popullata 55-64 vjeç, e cili përbën 21 për qind të totalit te të prekurve në vend.

Në Shqipëri mosha mesatare e të prekurve nga Pandemia është dukshëm më e re se ne Europë që llogaritet mesatarisht në 60 vjeç, sipas të dhënave nga BR (Kliko këtu).

Përhapja në një grup moshe më të re e ka bërë më pak agresive sëmundjen në Shqipëri duke bërë që vendi ynë të ketë një normë rikuperimi më të lartë se në Rajon dhe më gjerë. Aktualisht numri i rikuperimeve i kaluar me gati 100 persona të infektuarit që po trajtohen.

Grupmosha  65-74 vjeç që është edhe më e rrezikuar nga Covid-19, rezulton një përqindje më të ulët duke zënë vetëm 9 për qind te të prekurve.

Pjesa më e madhe e prekurve i përkasin popullsisë në moshë punë e cila është toleruar më së shumti nga kufizimet.

Norma e lartë dhe e shpejtë e rikuperimit nuk ka ushtruar presion në kapacitetet spitalore.

Pavioni i infektivit në QSUT që ishte përgatitur të trajtonte rreth 120 pacientë me Covid aktualisht trajton vetëm 33 nga të cilët  4 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, po trajtohen rreth 7 pacientë të shtruar, 4 nga të cilët janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Por gjithsesi veni ynë ka një normë të lartë vdekjesh, 27 në total ose 9 për një milionë banorë. Kjo shifër është më e lartë se e vendeve të tjera që kanë të njëjtin numër të prekurish.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *