Rreth 50 punonjës të një fasionerie në Korçë, kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara drejtorisë së tatimeve sepse ju është refuzuar paga e luftës.
Ata thonë se pronari i tyre, i ka lajmëruar se nuk përfitonin pagën e luftës dhe të mbetur në kushte ku s’kanë mundësi të tjera për të përfituar të ardhura, tanimë janë mbledhur për të protestuar.
Qytetarët thonë se të ardhurat e vetme për familjen e tyre janë nga puna në fasoneri.
Protestuesit shprehen se janë hequr nga puna para datës 10 dhe pronari ju ka hequr sigurimet.