Vendosni fjalën kyçe....

“S’do rrimë duarkryq, nëse kërcënohemi do fundosim çdo anije amerikane” – Irani


Irani nuk do të hezitojë të hakmerret kundër marinës amerikane nëse ajo sulmon ndonjë anije iraniane, tha komandanti i Gardës Revolucionare, duke iu përgjigjur një kërcënimi të ngjashëm nga presidenti amerikan, Trump.

“Unë kam urdhëruar forcat tona detare të shkatërrojnë çdo forcë detare amerikane në Gjirin Persik që kërcënon sigurinë e anijeve ushtarake ose jo-ushtarake të Iranit,” tha të enjten, Gjeneralmajor Hossein Salami, cituar nga Agjencia e Lajmeve, Tasnim.

Salami iu përgjigj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se kishte urdhëruar të mërkurën marinën amerikanë që të shkatërronte të gjitha anijet iraniane që ngacmojnë anijet amerikane.

Javën e kaluar, marina amerikane akuzoi anijet luftarake iraniane se ishin afruar në mënyrë të rrezikshme dhe provokuese pranë anijeve të saj në Gjirin Persik.

Teherani i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se anijet e saj patrulluese duhej të monitoronin anijet amerikane sepse ato po shkelnin protokollet detare teksa lundronin në zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *