Vendosni fjalën kyçe....

“Shteti i rrënuar nga korrupsioni dështoi në trajtimin e pandemisë, dita të ngremë zërin” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi se vendi ka ende një numër të lartë të infektuarish.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, kryedemokrati theksoi se qeveria nuk duhet të ndërmarrë vetëm masa shtrënguese por edhe mbështetëse.

Basha shtoi se qeveria ka lënë hapur fasoneritë, të cilat i cilëson “bomba” ndërsa tha se ajo nuk ndihmoi qytetarët por zgjodhi që lekët t’ia japë oligarkëve.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk bëhet as për lustër as për të fshehur dështimet. Të marrin masa jo vetëm shtrënguese por edhe mbështetëse. Keni parë pamjet e grave në fasonerinë e Korçës. Ndjenja e tyre rrënqeth. Kështu situata në Krujë, Kurbin, Berat, Shkodër, Durrës.

Sot zyrtarisht ka 29 të infektuar, aq sa kishte në 4 prill. Kurba e infeksioneve duket se është aq e çoroditur. Duket se karantina nuk po jep fryte. Sepse lihen bomba me sahat si fasoneritë dhe hapin infeksionet. Qeveria nuk zgjidhi qesen për të paguar vajzat, nënat. I mbajti t’ja japë oligarkëve. Ku janë paratë e qytetarëve? Tani që kanë nevojë për shtetin shteti zhduket. Dhe më pas zgjat gjendjen e jashtëzakonshme? Çfarë bëri këto 4-5 javë? Drejtim nga Facebooku, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën.”­ – tha Basha.

Më tej ai theksoi se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia dhe se shteti është i rrënuar nga korrupsioni. Basha tha se është koha që opozita të ngrejë zërin.

“E paaftë, qeveria ka dështuar, një shtet i rrënuar nga korrupsioni. Nëse do vendoste interesat e shqiptarëve të parat do ishte ndryshe, por jep 100 milionë euro për oligarkët dhe lë gratë dhe vajzat të klithin, s’kam asgjë thonë.

As ta lusim, as ta këshillojmë, por tani është dita të ngremë zërin. Gjysma e parlamentit është shtojcë e këtij dështimi.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *