Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me grushte mes të rinjve në Fier, pezullohet efektivi i përfshirë në ngjarje


Një sherr me grushte mes tre të rinjve ka ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme ku në ngjarje ishte përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit.

Efektivi është pezulluar nga detyra thuhet në një njoftim të policisë për ngjarjen.

Pas sherrit në Fier, polici pezullohet nga puna. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:

Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë”-thuhet në njoftim.

Në videon e publikuar nga Syri.net shihet sherri mes të rinjve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *