Kryeministri britanik Boris Johnson është shëruar dhe të hënën në mëngjes do të kthehet në punë. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënëse e Downing Street.
Ai u ka thënë kolegëve të kabinetit se ai “është shumë i entuziazmuar për të shkuar”. Johnson do të marrë sërish nën kontroll qeverinë e cila ndodhet nën presion të madh si pasojë e rënies ekonomike që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Gjatë kohës që Johnson ka qenë në spital, është zëvendësuar nga ministri i Jashtëm Dominic Raab.
Gazeta “Mirror” shkruan se kthimi i kryeministrit vjen në mes të pretendimeve për një luftë për pushtet brenda kabinetit dhe opinioneve kontradiktore se kur dhe si duhet të lehtësohet bllokimi.
Qeveria britanike po përballet me një presion në rritje për të zbuluar strategjinë e saj të daljes nga bllokimi.