Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një denoncim nga burgu “313” në Tiranë, i cili është kthyer në një vatër të rreIkahme infeksioni.
Berisha denoncon neglizhcën që është treguar dhe po tregohet ndaj të dënuarve nga ana e autoriteteve shëndetësore.
Sipas Berishës, italiani i cili ishte personi i infektuar i pari te “313”, kishte një muaj me temperaturë dhe në asnjë rast nuk iu bë testi i COVID-19.
Po ashtu ai thotë se janë shumë të infektuar në burg dhe midis personelit, por as atyre nuk u është bërë testi. I
Ish-kryeministri i bën thirrje Komitetit Kundra Torturës të KE-së, Kryqit te Kuq Ndërkombëtar dhe Amnisti International që të ndërhyjnë dhe të dënojnë qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj të burgosurve dhe personelit te burgu “313”.
DENONCIMI I BERISHËS
“Qëndrim i papërgjegjshëm i narkoshtetit ndaj përhapjes së Covid -19 në burgun 313!
Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital!
Italiani i sëmurë kishte 1 muaj me temperaturë dhe nuk i bënë testin.
Të infektuarit midis të burgosurve dhe personelit janë të shumtë!
Të burgosurve dhe policëve të burgut nuk ua bëjnë testin!
Miq, dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të narkoautoriteteve ndaj epidemisë Covid-19 në burgun 313 që po kërcën jetët e njerëzve.
I bëj thirrje Komitetit Kundra Torturës të KE, Kryqit te Kuq Ndërkombëtar dhe Amnisti International të ndërhyjnë me urgjencë dhe të dënojnë qëndrimin kriminal të narkozyrtarëve të narkoshtetit shqiptar ndaj të burgosurve dhe personelit të burgut 313! sb
Përshëndetje i nderuar Z.Berisha!
Po ju shkruaj për përhapjen e Covid 19 tek Paraburgimi 313. Përhapja e Covid 19 është si rezultat i papërgjeshmërisë dhe neglizhencës së Institucionit 313 dhe Drejtorisë së Përgjitheshme të Burgjeve.
I paraburgosuri Italian ka më shumë se një muaj I prekur me Covid 19 por askush nuk e mori seriozisht këtë problem. Vazhdimisht ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe temperaturë të lartë por askush nuk u kujdes për të, thjesht i jepnin një paracetamol dhe vetëm kaq.
Në këtë mënyrë veprohet edhe me të paraburgosururit e tjerë në këtë situatë pandemie. Si rezultat I neglizhences së institucionit 313 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Paraburgimi 313 është kthyer në një vatër infeksioni të rrezikshëm të Covid 19. Po rrezikohet jeta e të gjithë të paraburgosurve dhe të trupës policore që shërben tek ky burg.Shumë të paraburgosur dhe punonjës policie janë të prekur nga Covid 19 por askush nuk e bën publik.
Urgjentisht duhet të bëhet testim masiv për të parandaluar përhapjen akoma më shumë të virusit. Për trupën policore askush nuk e vë ujin në zjarr dhe askush nuk po kujdeset për ta. Paraburgimi 313 po kthehet në minë me sahat. Po rrezikohet jeta e të paraburgosurve,trupës policore dhe familjarëve të tyre.
Paraburgimi 313 është kthyer në një institucion jo i sigurt.Përgjegjësia kryesore e kësaj situate të vështirë në Paraburgimin 313 është e Drejtorisë së Përgjithëshme të Burgjeve. SPAK duhet të fillojë urgjentisht hetimin dhe nxjerrjen para drejtësisë së personave që janë drejtperdrejt përgjegjës për këtë situatë të vështirë që po kalon Burgu 313.