Vendosni fjalën kyçe....

Frika nga Covid-19, Italia liron bosët e drogës nga burgu


Disa bosë mafiozë italianë janë liruar nga burgu nën një rregullore të re që lidhet me koronavirusin e ri, tha kryeprokurori i antimafias.

Francesco Bonura, një bos me ndikim në Cosa Nostran siciliane; Vincenzo Iannazzo, anëtar i Ndranghetas; dhe Pasquale Zagaria, një anëtar i fisit Casalesi, tani janë transferuar në arrest shtëpiak, sipas Federico Cafiero De Raho, prokuror antimafia i Italisë.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri brenda mjediseve të burgut, qeveria italiane autorizoi gjyqtarët që të transferonin të burgosurit që kanë 18 muaj ose më pak dënim, në arrest shtëpiak.

Cafiero De Raho tha që të tre personat ishin mbajtur nën ‘masa shtesë izolimi’ për të shmangur kontaktin me njerëzit jashtë burgut për shkak të roleve që ata kishin në organizatat mafioze.

“Pasi ata të dërgohen në shtëpi, këto masa padyshim nuk zbatohen më,” shtoi prokurori.

Bonura u dënua me 23 vjet burg për akuzat që lidheshin me rolin e tij në një organizatë mafioze dhe po vuante vetëm nëntë muaj burg.

Iannazzo u dënua në vitin 2018 me më shumë se 14 vjet burg për akuzën se ishte bashkëpunëtor i një organizate mafioze. Ai njihet gjithashtu si një drejtues i fuqishëm klanesh në qytetin e Lamezia Terme.

Zagaria u arrestua në vitin 2007 dhe u dënua me 20 vjet burg si anëtar i një organizate mafioze. Ai u konsiderua si mendja financiare prapa fisit Casalesi.

Lëshimi i bosëve mafioz u prit me kritika në Itali.

“Kjo është çmenduri,” tha Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë opozitare italiane Lega dhe ish-ministër i Brendshëm.

“Është mungesë respekti për njerëzit, gjyqtarët, gazetarët, oficerët e policisë dhe viktimat e mafies.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *