Vendosni fjalën kyçe....

Ishulli spanjoll ku koronavirusi s’ka mbërritur ende (FOTO)


Edhe pse Spanja është një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e COVID-19, me 22902 viktima, ka një ishull ku koronavirusi ende s’ka mbërritur e jeta vijon normalisht.

Bëhet fjalë për ishullin “La Graciosa”, ku sipas gazetës spanjolle El Pais nuk ka asnjë të infektuar.

Në këtë periudhë, ky ishull do duhej të ishte i mbushur me turistë nga e gjithë bota, por tanimë aty kanë mbetur vetëm 700 banorët e tij.

Pavarësisht se ndodhet më shumë se 1.500 kilometra larg Madridit, ky territor vazhdon të zbatojë njëjtat masa të izolimit.

Banorët dalin pak, bëjnë pazar vetëm në dy supermarkete dhe shijojnë qetësinë e tarracave të tyre, duke shijuar pamjen nga deti.

La Graciosa ka një sipërfaqe prej 29 kilometrash katrorë dhe u njoh si ishulli i tetë i banuar i Canaries vetëm në 2018.
Natyra e saj e pakontaminuar, me të cilën njeriu jeton në një mënyrë të respektueshme, e ka bërë atë një trashëgimi kombëtare dhe një destinacion për shumë turistë (rreth 25,000 çdo vit), të cilët vlerësojnë heshtjen, paqen dhe ujërat e kthjellta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *