Vendosni fjalën kyçe....

Liverpuli mendon për goditjen e bujshme, kërkon talentin e PSG-së


Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. Teksa mbarë bota është mbërthyer nga pandemia Covid-19, Liverpuli mendon për merkaton dhe jo për një emër dosido.

Bëhet fjalë për sulmuesin e PSG-së e kombëtares franceze, Mbape. Trajneri gjerman Klop është futur në bisedime me babain e lojtarit ndërsa ka diskutuar me drejtuesit e klubit për një përforcim të tillë.

Megjithatë misioni nuk do jetë i lehtë duke qenë se Mbape kërkohet nga dy prej klubeve më të mira në botë siç janë Reali i Madridit, Barcelona.

Vetë tekniku gjerman ka deklaruar se për momentin asnjë klub nuk duket në gjendje për ta marrë sulmuesin e talentuar megjithatë shtoi se Liverpuli do jetë aty në merkaton e vitit 2022, kur edhe skadon kontrata e Mbape me PSG-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *