Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Rinas avioni me 126 shtetas shqiptarë nga Brukseli, do karantinohen në Durrës e Golem


Ka mbërritur në Rinas pasditen e sotme një avion që trasporton 126 shtetas shqiptarë që vijnë nga Brukseli. Ata do karantinohen për 14 ditë në hotelet e përcaktuara më herët në Durrës e Golem.

Pas qëndrimit për dy javë në hotele ata do të kenë të drejtën që të shkojnë në qytetet ku banojnë për t’u bashkuar me familjarët e tyre.

Ditën e nesërme pritet që të mbërrijnë në Tiranë shtetasit shqiptarë nga Vjena, ndërsa në vijim do riatdhesohen shtetasit shqiptarë nga Madridi e Bukureshti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *