Ka rënë ndjeshëm numri i vdekjeve lidhur me Covid-19 në Itali. Në 24 orët e fundit vendi fqinj raporton 260 vdekje, siç raporton Mbrojtja Civile në raportin e përditshëm të saj.
Që prej prekjes nga pandemia, Italia ka regjistruar numrin më të ulët të viktimave brenda 24 orëve. Numri i përgjithshëm i viktimave në vendin fqinj që lidhen me Covid-19 është 26.644, duke qenë vendi më i prekur në kontinent dhe i dyti në botë pas SHBA-së.
Raste të reja janë regjistruar së fundmi 2324 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 197.675. Spanja, Franca e Britania janë tre vende të tjera europiane që raportojnë një numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19.