Miliona muslimanë në mbarë botën kanë gjetur mënyra të ndryshme për të festuar Ramazanin këtë vit, pasi kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit kanë mbyllur xhamitë dhe ndaluar tubimet.
Dhe kjo ndodh pikërisht në kohën kur 1.8 miliardë muslimanë në gjithë botën ndalojnë të ngrënët, pirjen e ujit, duhanit dhe seksin që nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit.
Më përpara familjarët e miqtë mblidheshin së bashku për të prishur agjërimin dhe për të ndjekur lutjet. Por këtë vit, ata duhet t’i bëjnë këto në shtëpi duke zbatuar rregullat.
Xhamia Al-Aksa e Jeruzalemit ka qenë e mbyllur për adhuruesit që nga mesi i marsit dhe nuk do të hapet gjatë Ramazanit. Edhe Meka është prekur nga pandemia, duke mbetur e boshatisur si kurrë më parë.