Vendosni fjalën kyçe....

“Na takojnë 4 ministri, marrëveshja mund të nënshkruhet sot” – Deputeti i Haradinajt


LDK-ja, AAK-ja e Nisja janë shumë pranë arritjes së marrëveshje për koalicionin qeverisës në Kosovë.

Sipas deputetëve të partisë së Haradinajt marrëveshja mund të nënshkruhet që sot. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj tha ditën e sotme se AAK-së me 13 deputetët që ka i takojnë 4 ministri, megjithatë nuk përmendi emrat e tyre.

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, AAK-ja do ketë zv.kryeministrin si dhe Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Kryeministri i qeverisë së re të Kosovës është mandatuar të jetë Avdullah Hoti i LDK-së. Koalicioni qeverisës VV-LDK u prish para pak javësh pas një mocioni mosbesimi nga ana e LDK-së që erdhi pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu prej kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *