Vendosni fjalën kyçe....

“PD publikoi dokumentin e Rezervave të Shtetit, Rama heq numrin e familjeve të ndihmuara nga raportimi”


Kryeministri Rama, ka hequr numrin e familjeve të ndihmuara nga qeveria, ka deklaruar mbrëmjen e sotme Partia Demokratike.

Nëpërmjet një reagimi, selia blu thekson se në postimin e përnatshëm prej kryeministrit Rama lidhur me ndihmën e dhënë për familjet në mbarë vendin, mungonte numri i familjeve sipas qarqeve, praktikë e zakontë kjo në raportimet e ditëve të shkuara.

Në reagimin e PD-së shkruhet se selia blu zbuloi se qeveria kishte ndihmuar vetëm 9059 familje që nga 9 marsi, pas një dokumenti të Rezervës së Shtetit të publikuar nga numri dy i PD-së, Bardhi.

“Edi Rama ka hequr numrin e familjeve që qeveria i numëron si të ndihmuara prej saj. Në postimin e përnatshëm, u vu re që kjo shifër e ndarë sipas qyteteve mungonte, pasi Partia Demokratike publikoi një dokument që provoi se qeveria ka shpërndarë pako ushqimore vetëm tek 9 059 familje që nga shpërthimi i epidemisë më 9 mars. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, që publikoi dokumentin, vuri në dukje se kjo shifër provon që kryeministri genjen për ndihmën e ofruar nga qeveria, pasi ai ka deklaruar një shifër prej 250 mijë familjesh të ndihmuara. Menjëherë pas kësaj, Rama nuk e nxori më në facebook numrin e familjeve të ndihmuara, siç ka bërë çdo herë. Qeveria thotë se ka ndihmuar 250 mijë familje në nevojë, por në realitet nuk ka ndidhmuar as 10 mijë familje që kanë nevojë.” – shkruhet në reagimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *