Vendosni fjalën kyçe....

Qytetet ku nga nesër rikthehen lëvizjet dhe rregullat që duhen ndjekur


Duke nisur nga dita e hënë, do të lehtësohet qarkullimi në disa qarqe të cilat janë të përfshira në zonën e gjelbër.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se listës i është bashkuar edhe Delvina.

“Në kuadër të lehtësimit gradual dhe të kujdesshëm të masave, bazuar në vendimin e komitetit të ekspertëve, nga dita e hënë datë 27 prill, do të fillojë lehtësimet e posatcme për lëvizjen në “zonat e gjelbërta”.
Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojnë deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.
Zonat si më poshtë:
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Si dhe Bashkia Divjakë.”– tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.
Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.
“Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.”– theksoi ajo.

Në zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapesirat publike.

Ministrja sqaroi dhe orarin e qarkullimit të automjeteve në këto zona. Ajo tha se lëvizja do lejohet për vetëm tetë orë, nga ora 09:30 deri në 17:30. E po ashtu do lejohet vetëm një pasagjer.

Nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *