Pjesëmarrja e Shqipërisë krahas 100 vendeve që do marrin pjesë në studimin klinik për gjetjen e një mjekimi të efektshëm kundër Covid-19 është mirëpritur nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Në këtë studim do marrin pjesë persona që janë prekur nga koronavirusi i ri dhe që janë të shtruar në spital.
Ata do trajtohen me të njëjtat mjekime ose kombinime ilaçesh si në vendet e tjera ndërsa pacientët kanë të drejtën që të japin pëlqimin nëse duan të marrin pjesë në këtë studim dhe mjekimet që janë pjesë e tij.
Mjekimet që do studiohen janë:
– chloroquine ose hydroxychloroquine;
– lopinavir dhe ritonavir;
– lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.
Këtyre mjekimeve mund t’u shtohen edhe të tjera sipas të dhënave kërkimore ndërsa ato do mbikëqyren nga një komitet i caktuar i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur.
Ndër vendet që marrin pjesë në studimin klinik përvecc Shqipërisë, mund të përmendim Argjentinën, Bahreinin, Brunein, Kanadanë, Francën, Indonezinë, Iranin, Malajzinë, Mianmarin, Korenë e Veriut, Norvegjinë, Filipinet, Portugalinë, Afrikën e Jugut, Spanjën, Korenë e Jugut, Zvicrën e Tajlandën.