Vendosni fjalën kyçe....

Vaksina mund të jetë ende larg, por këto trajtime alternative janë gjëja e dytë më e mirë  (Studimi)


Ndërsa shumë shtete janë duke luftuar për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit, një studim i ri sugjeron disa trajtime të tjera premtuese që mund të përdoren ndërkohë për të luftuar përhapjen e pandemisë.

Studimi sugjeron antiviralë të zgjedhur dhe terapi gjenesh për trajtimin e pacientëve, që potencialisht do të paraqesë rezultate më të shpejta se çdo vaksinë, për të cilën mund të duhen muaj deri në një vit për t’u zhvilluar plotësisht dhe vënë në dispozicion.

Studimi në fjalë titullohet “Gjendja aktuale dhe e ardhmja e vaksinave, antiviraleve dhe terapive të gjeneve kundër koronaviruseve në zhvillim” dhe është botuar në revistën shkencore “Frontiers in Biology”.

Studiuesit nga Universiteti i Karolinës së Veriut kanë synuar jo vetëm trajtimin e Covid-19, por edhe tendencat që mund të shfaqen.

Trajtimi më efektiv i rekomanduar nga studimi, përveç vaksinave, është përdorimi i antiviralëve si nukleozide analoge, të cilat pasqyrojnë materialin gjenetik të virusit në mënyrë që të përfshihen në të dhe të ngecin përparimin e tij. Koronaviruset raportohet se përmbajnë një enzimë “korrigjuese” që mund të hedhë poshtë antiviralët e tillë, por ka përjashtime nga rregulli.

Strategjitë e tjera përfshijnë plazmën e gjakut nga pacientët që janë rikuperuar nga virusi dhe antitrupat monoklonalë, të cilat përmes bioteknologjisë bëhen klone të një qelize mëmë. Sidoqoftë, kjo e fundit paraqet edhe një pengesë pasi kërkon një proces të gjatë.

Alternativa më e shpejtë dhe e thjeshtë, sipas studiuesve, është terapia e gjeneve. Imuniteti afatshkurtër mund t’u jepet pacientëve duke shpërndarë antitrupa, imunoadhesina, peptide antivirale dhe imunomodulues në rrugët e sipërme ajrore.

Kjo nuk siguron imunitet të plotë nga virusi, por autori i studimit, Dr. Long Pring Victor Tse beson se një “dozë e vetme” e këtyre antiviralëve mund të sigurojë mbrojtje për pacientët brenda një jave dhe të zgjasë deri në një vit.

Ende ka shumë debate në lidhje me kornizën kohore që duhet për aplikimin e një vaksine për Covid-19, pasi ende dihet kaq pak rreth virusit. Shkencëtarët kinezë madje kanë paralajmëruar se aftësia e virusit për të pësuar mutacione është nënvlerësuar, gjë që paraqet një pengesë kryesore për një vaksinë të mundshme.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi të premten se liderët botërorë si kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë angazhuar në një përpjekje për të zhvilluar një vaksinë duke krijuar një fond prej 8 miliardë dollarësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *