Vendosni fjalën kyçe....

Vdes 44-vjeçari, shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë


Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë, pasi një pacient 44-vjeçar nga Komuna e Gjilanit ka ndërruar jetë mesditën e sotme.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në Ksoovë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I. (1976), nga komuna e Gjilanit”.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konfirmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë. I njëjti vuante edhe nga sëmundje të tjera”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se deri më tani, Kosova ka konfirmuar 731 raste me koronavirus. Nga këta janë shëruar 165 prej tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *