Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni Morina: Turizmi duhet të përshtatet me situatën e pandemisë, nuk do fitojmë sa kemi parashikuar


Biznesmeni në fushën e turizmit Juljan Morina, në panelin e emisionit “Open” në Top Channel ishte i pranishëm për të folur rreth ndikimit të koronavariusit në këtë sektor. Biznesmeni deklaroi se e gjithë industria e turizmit dhe hotelerisë duhet të përshtatet me situatën.

Sipas tij, deri më tani në biznesin që posedon një kompani e huaj nuk ka refuzuar pronotimet për marrjen e turistëve polakë por kërkon një marrëveshje mes dy vendeve.

Biznesmeni Morina, shtoi se fitimet nuk do jenë siç i kemi parashikuar por duhet të përshtatemi me masat e autoriteteve.

ITAKA nuk ka refuzuar pronotimet por kërkojnë një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe polak. Ne duhet të përshtatemi me situatët pasi jemi në epidemi. Nuk jemi në vitin e shkuar jemi në situatë lufte. Nuk pretendojmë të fitojmë ato që kishim parashikuar. Jemi në kushte më lehtësuese se vendet e tjera dhe prandaj shohim me pozitivitet situatën për të marrë turistë nga jashtë. Shumë hotele në rajon kanë nga një mijë veta në hotel”-tha Morina.

Julian Morina është një biznesmen i njohur sidomos në fushën e hoteleri-turizmit. E as me botën e futbollit nuk është i panjohur. Në sezonin e vitit 2013-2014, Morina ka qenë një nga donatorët e skuadrës së Tiranës, duke shpenzuar goxha para për të mbajtur atë sezon bardhëeblutë mes skuadrave më të mira, pra në Kategorisë Superiore.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një krizë ekonomike mbarë botërore me pjesën më të madhe të bizneseve të mbyllura. E sektori i Turizmit gjithashtu është prekur, edhe në vendin tonë, për shkak të anulimit të fluturimeve dhe thirrjeve që shtetet u kanë bërë qytetarëve të tyre të mos planifikojnë pushimet verore. Kjo përkthehet në më pak turistë, më pak punë për restorantet e hotelet dhe bizneset e tjera të shërbimeve turistike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *