Sulmuesi uruguaian i PSG-së, Cavani, ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Itali.
Duke qenë se te francezët lojtari 33-vjeçar nuk e ka më vendin e sigurtë, synimi i tij është të rikthehet në Itali.
Më herët Cavani ka luajtur disa sezone për Napolin para se të largohej drejt Francës.
Agjenti i tij është vënë menjëherë në kontakt me drejtorin e Interit, Marota, për të mundësuar transferimin e tij që në merkaton e kësaj vere.