Vendosni fjalën kyçe....

Donte pezullim të afateve të paraburgimit, Gjykata e Posaçme e Apelit pezullon shqyrtimin për Arbër Çekajn


Gjykata e Posaçme e Apelit ka pezulluar shqyrtimin e ankimit të Arbër Çekajt, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës u zbuluan mes bananeve 613 kilogramë kokainë. 

Balkanweb shkruan se biznesmeni kishte kërkuar pezullimin e afateve të paraburgimit, deri në datën 11 maj. Në varësi të situatës, do të vendoset nëse gjykata do ta shqyrtojë ose jo ankimin e Çekajt.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit, në shkurt të 2018-ës. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *