Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohen brenda makinës dy vëllezër në Durrës


Dy vëllezër janë ekzekutuar pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi te ish-tregu i makinave ndërsa dy vëllezërit, Besmir e Viktor Haxhia janë ekzekutuar brenda një makine tip VW Golf.

Autorët e krimit të rëndë nuk dihen ende ndërsa nuk mund të thuhet ende nëse makina ka qenë në lëvizje apo e ndaluar në çastin e ekzekutimit.

Paraprakisht dyshohet se ekzekutimi i tyre ka ardhur për shkak borxhesh lidhur me makinat.

Vëllezërit Haxhia me origjinë nga Puka jetonin në Spitallë të Durrësit janë gjetur të pajetë në mjetin tip Golf me targë AA716ZZ.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 te ish-tregu i makinave ndërsa mësohet se ata punonin te tregu i mjeteve të përdorura.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli ndërsa janë sekuestruar kamerat që ndodhen në zonë që mund të hedhin më shumë dritë mbi krimin e rëndë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *